Shqipëria luan të dielën ndaj Anglisë, ndeshjen e fundit kualifikuese të botërorit. Kuqezinjtë kanë siguruar fazën Play Off, pas asaj fitorje minimale ndaj Andorrës. Kompanitë e basteve kanë caktuar koeficientët për këtë sfidë, ku favorit janë “3 luanët”.
Suksesi i Anglisë llogaritet me 1.4, barazimi me 4.7, sakaq triumfi i ekipit të Sylvinhos shihet si shumë i vështirë dhe vlerësohet me kuotën 8.00.
