Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas kualifikimit të kombëtares në Kampionatin Europian, pas ndeshjes me Moldavinë.

Në  një postim në rrjetin social Facebook, Meta ka uruar ekipin dhe shqiptarët për kualifikimin, teksa quan kualifikimin si historik që gëzon dhe bën krenar kombin tonë.

“Një kualifikim historik që bën krenar dhe gëzon gjithë kombin shqiptar.

Urimet më të përzemërta shqiponjave kuqezi, trajnerit, stafit dhe në veçanti tifozëve të mrekullueshëm për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme në çdo ndeshje.

Jam besimplotë që shkëlqimi dhe entuziazmi i Kuqezinjve tanë do të jetë po aq i jashtëzakonshëm në Kampionatin Europian, kualifikimi në të cilin është plotësisht i merituar.”, shprehet Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: