Kryeministri Edi Rama në podkastin “Flasim” u shpreh se procesi i integrimit europian kërkon një punë dhe përkushtim të madh, ndërsa shtoi se PS nuk do të ndalet në rrugën e saj.
Gjithashtu nënvizoi se bashkëpunimi me Emiratet dhe Italinë i jep Shqipërisë avantazh strategjik.
“Për shumicën qeverisëse duhet të jetë e qartë se procesi do të vijë duke u vështirësuar pasi ka një volum legjislativ që kurrë më parë nuk ka kaluar filtrin vendimmarrës. Por unë jam besimplotë dhe i bindur që Grupi Parlamentar do jetë në lartësinë e kësaj sfide. Është e rëndësishme të rrisim komunikimin me mbështetësit e PS dhe betejën me frontin e gjerë të dezinformimit në të gjitha tenxheret që gurgullojnë ditë e natë. Por rruga drejt BE do të jetë e pandalur. Një moment i rëndësishëm u shënua gjatë vizitës sonë në Emiratet e Bashkuara. Kam qenë shumë krenar kur kam folur për bashkëpunimin mes Emirateve të Bashkuara, Shqipërisë e Italisë, ku Shqipëria ka rol kyc ku do krijohet kapacitet gjenerimi dhe i jep Shqipërisë avantazh strategjik”, tha ai.
