Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në rrjetet sociale, pas intervistës të kreut të PD-së Sali Berisha për median greke, ku ky i fundit thoshte se Shqipëria nuk plotëson kushtet për të qenë në BE.

Rama ka postuar lajmin e BalkanWeb, por të edituar, teksa në vend të Sali Berishës, ka vendosur një buf, ashtu siç e ka quajtur së fundmi kryetarin demokrat.

Kujtojmë se në intervistën dhënë për një media greke, Berisha shprehej se Shqipëria nuk e meriton të jetë pjesë e BE-së, pasi nuk plotëson kriteret.

“Rama i korruptuar i shkatërroi marrëdhëniet me Greqinë me paraburgimin e Fredi Belerit, me dëshmitarë të rremë, pasi kishte përvetësuar një kanion (të Gjipesë) prej shumë hektarësh dhe iu bind oligarkëve”, tha për “Liberal”, Berisha.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb