Drejtuesja politike e Partisë Socialiste në Tiranë, Elisa Spiropali, mori fjalën në mitingun përmbyllës të PS, që u mbajt në Parkun Olimpik në prag të zgjedhjeve të 11 majit.

Në mesazhin e saj, Spiropali theksoi se Europa është një thirrje e brendshme për çdo shqiptar, duke e përshkruar integrimin si një aspiratë të thellë që bashkon qytetarët.

“Nuk mund të mos them se sot është dita e Evropës. Është dita kur ëndrra më e bukur politike që dhe sot i thërret popujt njerëzit drejt paqes, demokracisë, zhvillimit është ogur i mirë për ne dhe për fitoren e 11 majit. Ishte Europa ideali, ideologjia e rilindësve tanë. Ishte ëndrra modeli i atit dhe etërve themelues të shtetit shqiptar kur shpallën pavarësinë. Ishte ëndrra e atyre që luftuan për një vend të zhvilluar, e atyre që luftuan në Luftën 2 botërore kundër fashizmit.

Ne u izoluam për shumë vite nga Europa prej një regjimi. Por në 1990 ajo thirrje e brendshme E duam Shqipërinë si gjithë Evropa buçiti përtej të majtës dhe të djathtës. Në veri dhe në jug ku zemrat e njerëzve thërrisnin idealin e paraardhësve tanë. Sot kemi mundësinë e jashtëzakonshme se në 12 vite Edi Rama ka bërë që Shqipëria të qëndrojnë në dyert e BE dhe të ulet si zonjë në familjen tonë natyrale.

Është koha për këtë mision historik përtej çdo gabimi, të majtës dhe të djathtës. Kjo thirrje shpirtërore, ta çojmë Shqipërinë në Evropë me numrin 5 me Edi Ramën, arkitekti i Tiranës dhje Shqipërisë evropiane. Ne nuk duhet ta lëmë ta humbin këtë mundësi, të bëhemi bashkë për numrin 5”, tha ajo.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb