Shqipëria U-21 ka mbyllur përgatitjet për sfidën kualifikuese e vlefshme për “Euro 2025”, ndaj Finlandës U-21. Kombëtarja është stërvitur sërish në stadiumin “Air Albania” dhe të gjithë lojtarët e grumbulluar janë në gjendje të mirë dhe të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre në këtë sfidë.

Nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi skuadra në seancën e sotme ka zhvilluar më shumë stërvitje me topin pa ngarkesa fizike, duke punuar më shumë me skemat e lojës dhe situata të ndryshme të ndeshjes.

Takimi Shqipëri U-21 – Finlandë U-21 do të luhet të premten, duke filluar nga ora 17:00, teksa hyrja për në stadium do të jetë falas dhe të gjithë tifozët mund të vijnë të mbështesin djemtë kuqezi nga shkallët e stadiumit.

Pas sfidës me Finlandën, Kombëtarja do të luajë më datë 26 mars ndaj Zvicrës U-21. Edhe kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në ora 17:00 dhe hyrja për tifozët do të jetë falas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: