Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shpërndarë ditën e sotme në Facebook pamje dhe foto nga aktivitetet që ka zhvilluar së bashku me të rinjtë e LRI-së në Pezë një ditë pas Konventës Kombëtare  të PL-së.

Meta shkroi bashkangjitur fotove se “rinia është pjesa më vitale e kombit dhe se nuk ka angazhim më të rëndësishëm se sa ne të bëjmë gjithçka që ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Atdhe”.

“Pas përfundimit me sukses të Konventës Kombëtare, kënaqësi e jashtëzakonshme të isha sot me të rinjtë e LRI-së në Pezë.
Rinia është pjesa më vitale e këtij kombi. Nuk ka angazhim më të rëndësishëm se sa ne të bëjmë gjithçka që ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Atdhe.
Shqipëria u përket të rinjve”, shkroi Meta në Facebook.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: