Trajneri i Shqipërisë, U17 analizoi humbjen 0-4 ndaj Portugalisë, takim ky i vlefshëm për ndeshjen e parë të Europianit që mbahet në vendin tonë.

“Kjo nuk ishte ndeshja më e mirë e mundshme, kemi humbur shumë topa. Deri në minutën e 60-të ishim në lojë dhe shpresoja që të kishim një performancë të mirë deri në fund. Me një kundërshtar të tillë ishte një ndeshje e madhe.

I kam kërkuar lojtarëve specifikisht të fitonin duele dhe të mos e humbisnin përqëndrimin për çfarëdo që të ndodhte. Janë dy pika të ndryshme të ndeshjes. Më së shumti kemiu bërë një futboll të ulët, në goditjet e dënimit kemi përdorur krosime të cilat nuk funksionuan.

E kemi humbur topin shpesh herë, ajo çfarë është e rëndësishme është të rikuperoheshin lojtarët pasi kemi një ndeshje shumë të rëndësishme pas disa ditësh”, u shpreh Tedesco.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb