Ish- deputeti i PD, Agron Shehaj në një lidhje live për ”News24” ka folur për situatën e COVID-19 dhe rolin e qeverisë ku ka thënë se Shqipëria është tashmë i vetmi vend në botë ku opozita sulmohet.

Nëse në vendet e tjera thotë Shehaj, merren vetëm më qeverinë, në Shqipëria merren ditë e natë duke sulmuar opozitën dhe jo me qeverinë.

Shehaj gjithashtu ka konstatuar se qeveria ka shpërndarë vetëm 10 milionë euro ndihma financiare, sa 1/12 që duhet të paguajë për PPP-të. Ai i bën apel qeverisë të ndjekë strategjitë që ndjek perëndimi, mjafton vetëm t’i kopjojë ato siç janë.

”Nuk janë të majftueshme absolutisht, aq më tepër kur shohim diferencën me atëe që ka thënë qeveria dhe me atë që ka ndodhur. Paketa e parë parashikonte ndihmë 2 mln euro për të punësuarit dhe 100 mln euro për bizneset, një garanci sovrane për bizneset.

Kredia nuk ka pasur asnjë efekt. Asnjë biznes nuk ka përfituar nga kjo kredi.
Po thuajse 100 milionë euro për bizneset që do të ishin garanci për bizneset që këto mos pushonin bizneset. Nëse shohim pas asaj shpallje , propagande.

Janë shpërndarë 10 milionë euro kurse kredi nuk janë marrë. Paketa e dytë flitet për një ndihmë prej 400 mijë lekë për të papunësuarit por aty kemi dhe 150 milionë euro. Edhe këtu kredia s’ka asnjë akt formal. Nuk ka shpjeguar kush ka mundësi të aplikojë.
Veç deklaratave, po të shohim xhepat e qytetarëve kanë marrë shumë pak ose asgjë. Duhet një strategji të gjithë duam hapjen e ekonomisë. Por s’ka strategji. Si mund të hapet ekonomia kur nuk kemi as maskat.
Nuk duhet të ngutemi por të shohim ç’bën perëndimi. Më pas ne të kopjojmë nga ta, të lëmë perëndimin të hedhë hapat e parë.
Pakot ushqimore nuk janë zgjidhje. Qeveria duhet të japë ndihma financiare. Nëse shohim sa janë shpërndarë, janë shpërndarë pra ka harxhuar gjihsej 10 milionë euro, 1/12 e asaj që duhet të paguajë për PPP-të.
10 milionë euro është më pak se ç’do marrë koncesionari i Rrugës së Kombit për 2020. Sa pak është bërë. Ka bërë shumë propagandë, po kjo është e sigurtë.
Absolutisht mendoj që opozita ka bërë detyrën e saj. Ka denoncuar tenderat, mungesën e ndihmave por dua të them që Shqipëria është i vetmi vend në botë ku sulmohet dhe shahet opozita. Në gjithë botën me qeverinë, vetëm në Shqipëri natë e ditë merren më shumë me opozitën se qeverinë.

Fasonet?
Prioritet i qeverisë dhe shoqëerisë duhet të jetë shëndeti. Nëse në fasoneri apo biznese të tjera nuk garantohen kushtet, këto nuk duhet të hapen. Nëse masat merren të vazhdojnë, por kur qeveria nuk i garanton bën mirë mos i hapë.

Turizmi?
Turizmi është sektori më i goditur. Nuk është thjesht mbyllur përkohësisht por do hapet apo rifillojë më shumë nga gjithë të tjerat. Nëse një restorat apo lokal rihapet dhe rifillon punë për turizmin është vështirë për të garantuar shëndetin e turistëve. Dëshira për pushime janë luks, jo nevojë e domosdoshme. Aq më tepër që turizmi shqiptar shkon tek turistët e huaj për të rritur xhiron. Kufijtë janë mbyllur por edhe kur të hapen është vështirë të kthehen turistët e huaj.
çfarë mund të bëjë qeveria? Të bëjë dy gjëra. Vendet e punës, të ketë sa më pak të papunësuar.

Të ndihmojë bizneset e turizmin me financime dhe likuiditet. Mos i falë para. Por thjesht t’i japë para me kushte. Të kopjojmë nga perëndimi, të financojnë bizneset me likuiditet që mos shkarkojnë punonjës nga puna. Qeveria për biznesin e madh s’ka bërë asgjë.
Pandemia do ketë pasoja të rënda në ekonomi. Shumë e vështirë të parashikosh. Sigurisht kjo është një krizë botërore, sidomos nga ana ekonomike. Shumë e vështirë të kuantifikohen. Sektori i turizmit do të jetë nga më të prekurit. Janë dhe të tjerë të lidhur por të gjithë do jenë të prekur.”- tha Shehaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb