Analisti i njohur Fatos Lubonja, gjatë një analize në Neës24 me moderatorin Endri Xhafo u shpreh se pas denoncimit të bandave nga kreu i PD tha se Shqipërisë i ka ikur shansi për të bërë rotacione me këtë regjim.
Lubonja tha se është e pamundur që në një shtet normal të fitosh mandatin e katërt i vetëm. “PD do të ketë një lloj mosnjohje të zgjedhje, kontestim të zgjedhjeve. Mendoj gjithsesi ka vend për kontestim”, theksoi Lubonja.
Fatos Lubonja: Dëgjuam që Berisha ka folur për dy banda me emër. Nga një anë megjithatë problematikën e sherreve e shikoja më pozitive se këtë që na raportoi zonja, këtë qetësinë.
Se kur ka dy parti të fuqishme, që i kam quajtur banda të baraspeshuara. Të dy palët kishin njerëzit e tyre me konflikte.
Nuk ishte kjo qetësia sipas interpretimit nga nënshtrimi total, kur ka vetëm një bandë që kontrollon qytetin.
PD thotë do fitojmë, nuk ka të drejtë të na thotë na vodhën. Në Dibër ka pasur më shumë ndeshje, përplasje. Mendimi im që në një regjim sa më i fortë bëhet, aq më pak trazira ka vendi për mirë dhe për keq.
Duhet parë deri në fund si është teknika e manipulimit. Janë më të sofistikuara me blerje. Që kur bëhen sondazhet janë vendosur si do votohen njerëzit.
E pamundur në një shtet normal që të fitosh mandatin e katërt i vetëm. PD do ketë një lloj mosnjohje të zgjedhje, kontestim të zgjedhjeve. Mendoj gjithsesi ka vend për kontestim.
Shqipërisë i ka ikur shansi për të bërë rotacione me këtë regjim. Mos harro se kontestime ka pasur vazhdimisht, edhe në 2009. Gjithmonë ka patur.
