Bashkëshortja e poetit të ndjerë disident Havzi Nela, i cili më 10 gusht 1988, u dënua me vdekje nga regjimi komunist, duke u varur në qendë të qytetit të Kukësit, ka mbajtur një fjalim para Kryeministrisë.
Lavdije Nela tha se Rama duhet të japë dorëheqjen pasi Shqipërisë i duhet një drejtim i ri dhe jo një qeveri e krimit dhe drogës.
Po ashtu ajo kërkoi nga Rama që të kërkojë falje pëe firmën që babai i tij Kristaq Rama vendosi për ekzekutimin e poetit Havzi Nela.
“Jam Lavdije Nela, ish-e burgosur politike. U burgosa së bahsku me burrin tim Havzi Nela. U dënova me 10 vite burg ndërsa burri im me burg të përjetshëm në kampet shfarosëse të Spaçit dhe Kukësit deri më 10 gusht 1988.
Derisa diktatori Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, firmosën varjen e poetit Havzi Nela. Teksa trupi i tij valëvitej partia që drejton Edi Rama hidhte valle.
Mua regjimi komunsit më la pa familje, pa fëmijë dhe kemi 35 vite që përballemi me urrejtjen e familjes së kryeministrit.
Vetëm në Shqipëri ndodh që biri i një ezkekutori të bëhet kryeministër, sespe pas 1990 nuk u dënuan krimet e komunizmit.
Kur iu shoh ju prej 72 ditësh më bëhët zemra mal, ju jeni fëmijët e mi ë të Havzi Nelës sepse po çoni para kauzën tonë.
Ju mbajtët një minut heshtje në këtë shesh, për jetët e atyre që u vranë për një Shqipëri demokratike. Nuk jemi hakmarrës, por duam drejtësi. Kam pritur prej 35 vitesh nga Rama të kërkojë falje që babai i tij vari poetin Havzi Nela. Jo vetëm që nuk e bëri, por kërkoi përulje nga deputetët për babain e tij.
Ju rinia ndërtoni Shqipërinë e re, atë për të cilën luftoi Havzi Nela dhe për të cilën shqiptarët bënë qindra vite burg.
Së bashku me ju i drejtohem kryeministrit nga kjo tribunë: Rama jepe dorëheqjen!
Largohu dhe përballu me drejtësinë.
Po protestoni për të drejtat tuaja i keni dhënë model botës sesi protestohet. Ju kërkoni drejtësi dhe qeveri të re. Do ta shpëtoni Shqipërinë nga kjo qeveri. Nuk na duhet kjo qeveri e krimit dhe vrasjes, drogës që punon vetëm për 10 veta”, tha ajo.
