Presidenti i Republikës Ilir Meta i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për shqiiptarët që kanë mbetur të bllokuar jashtë shtetit, deklaroi se qytetarët tanë jashtë vendit duhet që të mbajnë kontakte me ambasadat dhe konsullatat tona.

Presidenti Ilir Meta: Në momentin që shqiptarët do të vijnë në Shqipëri, do të duhet të vetë-karantinizohen. Janë shumë që janë në gjendje shumë të vështirë, se janë nisur për pak ditë dhe kanë shumë kohë atje.

Do të bëjmë gjithcka që ata të kthehen në vend. Është e rëndësishme që ata të jenë në konktat me konsullatat dhe ambasadorët tanë, Ju kërkoj falje shtetasve tanë edhe njëherë dhe iu kërkoj mirëkuptim atyre dhe familjarëve të tyre ndoshta për vonesën.

Fatos Lubonja: Presidenti ka influenca. Duhet që ambasadat tona jashtë duhet që të influencojnë ek shtete si Italia etj që të ndihmojnë ata që janë jashtë. Për shembull kinezët erdhën në Itali, rusët po shkojnë. Pse shqiptarët jashtë mos të ndihmohen. Mund të ndihmohen pra edhe nga autoritetet italiane prsh ose kudo që janë jashtë.

Presidenti Ilir Meta: Jam marrë me këtë cështje prej disa kohësh. Janë bërë përpjekje.  Ambasada jonë në Romë ka bërë përpjekje për të garantuar strehim të shtetasve tanë që nuk kanë pasur mundësi ekonomike që të rrinë në ambiente të përshtatshme. Ky është proces kompleks, por të jeni të sigurt që në ditët në vazhdim do ketë plan publik, që të përballojmë këtë situatë sa më mirë. Kjo është cështje që merr prioritet, deri në kthimin e qytetarit të fundit shqiptar në Shqipëri.

(d.xh/ Balkanweb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb