Aktivisti Florian Haçkaj, i ftuar në programin e drekës në News 24 përballë Ola Brukos deklaroi se një arritje e madhe e protestës dhe revolucionit të nisur është që shqiptarët kanë vrarë frikën. Për Haçkajn arritja më e madhe do të ishte dorëheqja e detyruar e Edi Ramës pasi kudo ku ka shqiptarë ka një mllef ndaj qeverisë dhe politikbërjes 35-vjeçare.

“”Protesta ndihet shumë e bukur në botë, por sidomos në Tiranë. Shqiptarët kanë vrarë frikën, shqiptarëve nuk po ua ndjen më nëse dikush i vëzhgon. Një tjetër arritje e madhe duhet të jetë dorëheqja e Edi Ramës.

Ne duhet t’i kthejmë pushtetin qytetarëve, njerëzit janë ngritur anë e mbanë dhe ka një mllef kundër politikbërjes së 35 viteve.

Unë jam për një dorëheqje të detyruar të Edi Ramës e më pas me një qeveri të përbërë nga njerëz të papërfshirë në politikë”, deklaroi Haçkaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb