Ish-ministrja Xhulieta Kërtusha, e cila ka qenë ministre e Punës dhe Mirëqenies Sociale në qeverinë teknike të 2017, ka reaguar lidhur me protestat që kanë përfshirë vendin prej 17 ditësh.

Kërtusha nuk i ka kursyer kritikat ndaj deputetëve të PD, ndërsa shprehet se ndër arsyet përse qytetarët kanë mbushur sheshet dhe protestojnë janë zhgënjimi ndaj politikanëve për të cilët thitë se kanë braktisur kauzat opozitare, për përfitime personale.

“Arsyeja qe jemi ne shesh janë ata deputete te PD-se qe e lanë këtë vend pa opozite për një karrige/leje ndërtimi apo një tender! E lanë këtë vend pa alternative ne dore te partisë ne pushtet e cila veshi një arrogance sepse nuk kishte konkurrencë, nuk kishte frike. Largojini nga sheshi sepse fëmija yt nuk ka ngrohje ne shkolle, fëmijët e tyre shkojnë ne shkolla private jashtë dhe brenda vendit. Kur ti shkon ne spital dhe nuk gjen as serum ata kurohen jashtë. Rroga jote e një viti është çantë për ata, rroga jote e 10 viteve është makine për ata. Kur ti rri ne shesh gjithë javën ata i ke ne weekend Palase, Gjirin e Lalezit etj, vila te marra ne këmbim qe te qepin gojën. Ata nuk jane aty per ndihme apo ndryshim, jane vetëm per tju bere pis dhe per ti humbur vlerën kesaj proteste madhështore””, shkruan ajo.

  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: