I ftuar në emisionin “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, babai i 23-vjeçares Sabrina Bengaj, Partizani, ka deklaruar se familjarët e ish-dhëndrit Elton Metaj, autori i vrasjes së vajzës, kanë hedhur akuza se ai ka gjetur armën në shtëpinë e tij.

Ai i bën thirrje Prokurorisë dhe Gjykatës që të ushtrojnë kontrolle në banesë, e deklaron me bindje se do të vërtetohet e kundërta.

“Unë kur ka qenë COVID-i kam qenë në Itali. Zonja Sabire më ka akuzuar që arma është marrë në shtëpinë time. Prokuroria, Gjykata, s’kanë bërë asnjë masë. A të vijnë të bëjnë një kontroll në shtëpi. Unë s’kam qenë prezent në shtëpi.

Ish-krushka ka deklaruar që armët i ka marrë në shtëpinë time, ndërsa tani ka ndalur që unë nuk kam pasur armë në shtëpi. Ajo ka deklaruar që e kam bërë çmos për ta dërguar në burgun e Zaharisë, por ndërkohë unë s’kam bërë asgjë. Shqiptarët mendojnë që gratë i kanë gratë si pronë të tyren dhe mund të bëjnë çdo gjë”, tha Partizani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb