Parisi e Londra kanë nënshkruar sot një marrëveshje sa i përket kontrollit të kanalit të La Manche dhe mos lejimin e hyrjes në territorin britanik të emigrantëve të paligjshëm.

Megjithatë një deputete konservatore në Britani ka hedhur dyshime mbi marrëveshjen dhe efektivitetin e saj për ndalimin e gomoneve që kalojnë kanalin anglez.

“Fatkeqësisht, marrëveshja është modeste dhe nuk ka atë që duhet për të ndaluar përshkallëzimin e situatës dhe kontrollin e kalimeve në Kanal. Ne nuk kemi nevojë për më shumë vëzhgim, ne kemi nevojë për më shumë veprime nga pala franceze, sepse edhe sot, ndërsa boja po thahej në marrëveshjen e re, gomonet depërtuan nëpër mjegullën e detit dhe madje zbarkuan në një apartament në një fshat bregdetar në zonën time elektorale”, tha deputetja Natalie Elphicke, e cila përfaqëson Doverin.

Megjithatë Elphicke nuk është e vetmja që nuk ka besim tek marrëveshja.

Edhe konservatori Tim Loughton, duke përsëritur një akuzë që kishte bërë më parë kur Priti Patel ishte sekretare e Brendshme, pohoi se qeveria po hidhte para kot duke paguar Francën për të kontrolluar marrëveshjen.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb