Skandali i Dosjes Epstein ka marrë vëmendje mbarë botërore, për aferat seksuale. Ngjarja ka marrë përmasa edhe më të mëdha pas publikimit të miliona dosjeve të Departamenti i Shtetit.
Gjatë intervistës në “Studio24”, Shemsi Prenci theksoi se kjo situatë ka sjellë shumë debate, pas publikimet të fakteve të reja, ndërsa holli akuza se në Shqipëri Epstein është te blloku, ndërsa u shpreh se prokurorët janë me integritet pasi me dosjet që disponojnë mund të shkaktonin trazira.
“Konsiderata për femrat shqiptare ishte bërë publike. Tani duhet ti shohim të lidhura gjëra sepse janë përmendur edhe emrat e ish-presidentëve të Kosovës”, tha Prençi, duke shtuar:
“Unë kam njohje me zonjën Jahjaga, një ushtarake karriere dhe bindjet e mia të brendshme i kam që kurrë nuk mund të jetë pre e këtyre provokimeve. Duhet parë lidhje sepse mund që emrin tim ndoshta ta përdorin emrat të tretë…pra të mos habitemi sepse mund të shohim dhe emra të tjerë.
Kemi Epstein e kohëve të fundit, por shansi që prokurorë tanë kanë qëlluar me integritet se mund të bënin pazare me videot që dispononin. Kjo situatë ka konsumuar shumë kohë e shumë debate, me Departamentin e Shtetit për t’i publikuar apo jo”, u shpreh ai.
