E premtja do ta rikthejë sërish në ekran Sidrit Bejlerin. Në ‘News 24’, mbrëmjen e kësaj të premte do të ndiqni për herë të parë emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” me praninë e përhershme të Elvis Nacit dhe Sidrit Bejlerit. Shumëkush e njeh Elvisin, e njeh punën dhe përkushtimin e tij për të ndihmuar njerëzit në nevojë, shqiptarët kudo ku ata jetojë në emer të së mirës dhe dashurisë.
Po çfarë e bën bashkë këtë misionar me këngëtarin e njohur Sidrit Bejleri? Cfarë do të sjellë Sidritin në panelin e studios së re të emisionit që do të drejtohet nga gazetarja Ola Bruko? Stafi është në përgatitjet e fundit dhe numërohen me gishtat e një dore personat që i dinë tashme surprizat që do të ofrojë emisioni, i cili nis të premten në orën 20.00 në ‘News 24’. Edhe pse pak detaje na jepen nga organizatorët, e sigurt është që në emisionin e ri nuk do të ketë vetem lot trishtimi por edhe lot gëzimi.

Nuk do të mungojnë as dramat njerëzore. Po cili do të jetë roli i solistit tek emisioni ku humanizimi do të triumfojë mbi të gjitha.
Publiku duhet të presë edhe pak ditë për të zbuluar surprizat e përgatitura nga Elvisi dhe Sidriti.
Këngëtarin jemi mësuar ta shikojmë nëpër spektaklet televizive ku në qendër është muzika. Një emision i kësaj natyre do të jetë një sprovë për këngëtarin, i cili do të zbulojë sipas informacioneve me pikatore që na dhanë më shumë se kurrë dimensionin e tij human dhe një anë që pakkush e njeh
Prezenca e Bejlerit në emision përkrah Nacit mbetët disi misterioze, për ta zbuluar misionin e tij sinkronizohuni në ‘News 24’ mbrëmjen e së premtës më datë 19 janar.
(ed.me/BalkanWeb)
