“Shqiptarët për shqiptarët” udhëtuan me një mision në Zall-Bastar. Ka nisur muaji i shenjtë i Ramazanit,  është muaji i shenjtë i fesë islame në të cilin, nga agimi deri në muzg, nuk konsumohen as ushqim dhe as ujë.

Pjesa dërrmuese e banorëve këtu agjërojnë. Elvis Naçi së bashku me Sidrit Bejlerin shkuan zë Zall-Bastar për të ndihmuar banorët në nevojë. Nuk shkuam dot shtëpi më shtëpi pasi ishte e vështirë. Kishë rënë shi e nuk arritëm të udhëtonin në rrugët copë-copë në shtratet e lumenjve.

ZALLBASTAR NDIHMAT 1

Këtu banorët kanë nisur agjërimin mes vuajtjeve dhe varfërisë së skajshme , i cili këtë vit ka nisur nga data 15 maj. Fondacioni “Firdeus”  është munduar tu gjendet pranë komunitetit për tu zbutur sadopak urinë. Me të dëgjuar lajmin se Elvis Naçi ishte pranë tyre, ata rendën pranë furgonave që kishin sjellë pako me ushqime. Disa kishin ardhur vete, të tjerë me kafshë. Elvisi dhe Sidriti i shpërndanë vetë ushqimet.  Të paktën 70 familje do të kenë këtë muaj mëshire dhe solidariteti ushqim në tyreza.

 (e.f/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb