Deputeti Tomorr Alizoti i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 foli në lidhje me qeverinë, opozitën dhe situatën politike në vend.

Mes të tjerash ai u shpreh se skandali më i madh i mazhorancës ndër këto vite qeverisje nga kryeministri Edi Rama, është vetë kjo qeveri.

“Shqipëria nuk prodhoi dot lëvizje shoqërore dhe studentore. Tani janë bashkuar dhe ngjitur parasë, zgjedhin rrugën më të lehtë. Njeri është qenie politike, çdo hap që bën ai është politike. Dhe kur blen ujë, paguan taksa e kështu me radhë. Këtu ka ngelur një individ që ka forcë të madhe që krijon energji, njerëzit priren të ndjekin dikë më të fortë. Kemi një rini që rri në kafe, kemi dekanë që nuk bëhen më studentët por me kryeministrin. Shqiptarët po jetojnë si në mesjetë. Skandali më i madh është vetë qeveria, ia kalon skandaleve pasi nuk prodhon politikë. Kanë një artikulim të tmerrshëm, ata janë skandali më i madh. Është e tmerrshme të dëgjosh fjalimet e tyre në Parlament, madje në fund të fjalimit lexojnë dhe emrin e tyre. Është një kaos. Qeveria dhe lideri mes saj. Ndjesë për arrogancën por është kontaminim. Kishte lezet më parë. Ata nuk e dinë si konceptin ekonomik, politik dhe në çdo dimension të mundshëm”.

(BalkanWeb)

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb