Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, kreu një bashkëbisedim me qytetarët online, praktikë kjo e çdo të shtune.

Ai ka vijuar akuzat e tij të forta ndaj qeverisë dhe institucioneve shtetërore, duke folur për korrupsion dhe keqmenaxhim të fondeve publike.

Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama “betohet se Belinda nuk ka vjedhur”, duke iu referuar zv.kryeministres Belinda Balluku, ndërsa sipas tij, realiteti është krejt ndryshe.

“Rama betohet se Belinda nuk ka vjedhur, betohet se Shqipëria nuk ka korrupsion të veçantë dhe tenton të mbulojë bllokimin e votimit të raportit IBAR në BE.

Shtetet që kanë kundërshtim për shkak të mbrojtjes së Balluku, AKSHI dhe mbrojtjes së korrupsioni nuk janë pakësuar, por janë shtuar. Shqiptarët po paguajnë vjedhjet e Ramës, Belindës, dy Lindat, asaj të AKSHI dhe Surrelit në aferat e mëdha që ndodhen tashmë në kancelari”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb