Një tjetër reagim vjen nga ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviç i cili deklaroi sot se shqiptarët kanë plane për “krijimin e Shqipërisë së Madhe”.
Selakoviç u ankua se ndërkombëtarët sipas tij nuk po i bëjnë mjaftueshëm presion Kosovës.
“Efektivisht, nuk mund të shihni asgjë, ashtu siç nuk mund të shihni presione të qarta në thelb kur bëhet fjalë për përmbushjen e detyrimeve të Prishtinës që dalin nga dialogu”, tha ai.
