GREQI– Një 48-vjeçar shqiptar është arratisur sot nga burgu i Kasandrës në Greqi.
Sipas të dhënave që publikojnë mediat greke, mësohet se shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, vuante dënimin në këtë burg për trafik drogë.
Ndërkohë, sapo është njoftuar nga autoritetet e burgut, policia ka nisur kërkimet për të burgosurin. Kjo nuk është hera e parë kur shqiptarë që vuajnë dënimin në burgjet greke, arratisen.
(ed.me/BalkanWeb)
