ITALI – Një 40-vjeçare italiane po kërkohet nga policia, pasi mendohet të jetë vrasësja e një shqiptari të shtunën e kaluar në San Donato di San Miniato në Itali. E ashtuquajtura “bjondja” ka ngritur policinë italiane në këmbë në provincat e Firences, Pizës dhe Pistoia.

Sic raportojnë mediat italiane arsyeja e vrasjes së shqiptarit është pasi ky i fundit ka ngacmuar gruan e një prej anëtarëve të bandës. Shqiptari është ndaluar nga anëtarët e bandës në rrugën “Puccini”, teksa ishte duke lëvizur me makinën e tij tip “Lancia Y”.

Ata iu sulën makinës së shqiptarit me shkopinj e më pas e  dhunuan barbaraisht atë. Edhe pse arriti t’i largohej dhunuesve, në këtë moment, biondja 40-vjeçare shkrepi pistoletën duke qëlluar me dy plumba.

Sipas mediave italiane  agresorët të cilët dhunuan para se biondja të qëllonte i përkisnin komunitetit rom.

(e.f/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb