ITALI – Ditën e sotme një 35-vjeçar shqiptar ka mundur të arratiset në mënyrë spektakolare nga burgu i Alessandrias në Itali. Sipas mediave italiane ngjarja ndodhi sot rreth orës 10:30.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, gjatë momentit që vuante dënimin bënte disa punë në burg. Në momentin që ai u arratis po kujdesej për ambientet e parkingut të burgut. Ai përfitoi nga pavëmendja e gardianëve dhe kapërceu telat e rrethimit duke u larguar, shkruan La Reppublica.

I favorizuar edhe nga një bllokim i sistemit të mbikëqyrjes me kamera, ai ka ikur duke mos lënë asnjë gjurmë pas.

Pasi gardianët vunë re mungesën e shqiptarit hapën alarmin dhe nisën kërkimin e tij. Megjithatë forcat policore ende nuk janë vënë në gjurmët e tij.

(e.f/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb