Prokurori i shtetit në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Nikshiq në Mal të Zi ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në atë qytet kundër një shtetasi shqiptar të E.K për veprën penale ryshfet.

“Nga provat e grumbulluara në zbulim dhe hetim, ekziston dyshimi i bazuar se më 6 prill 2024 në Nikshiq, E.K i ka dhënë ryshfet një zyrtari të Drejtorisë së Policisë – Departamentit të Sigurisë Nikshiq që të mos kryejë vepër zyrtare – nxjerrjen e Urdhër kundërvajtje nga për shkeljen e kryer”, thotë prokuroria.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb