Ai drejtonte një makinë që nuk ishte e tij dhe kishte me vete 64.800 euro. Mëngjesin e djeshëm, e premte 19 prill, policia lokale e Martinengo ka ndaluar një 29-vjeçar shqiptar, banues në Bullgari, në via Maschere Bergamasche, pranë supermarketit Famila. Oficerët e kishin vënë re tashmë makinën, një Mini Countryman, dhe kishin dyshime për lëvizjet e tij.

I riu nuk ishte në gjendje të justifikonte bindshëm as pse përdorimin e makinës, e cila dukej se ishte e regjistruar në një kompani të Villongos, dhe as pse kishte me vete një shumë kaq të madhe parash.

Siç shpjegon “L’Eco di Bergamo”, 29-vjeçari u përgjigj duke thënë se makinën ia kishte dhënë hua një mik dhe se paratë vinin nga një fitim në një faqe bastesh online.

Për këtë arsye efektivët kanë vendosur sekuestrimin e parave dhe automjetit, ndërsa shqiptari është proceduar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb