BRITANI – Televizioni britanik BBC, në seksionin e tij ‘Crimewatch’ që merret me publikimin e rasteve kriminale të rënda në Britaninë e Madhe ka nxjerrë edhe foton e një shqiptari duke kërkuar ndihmën e britanikëve për kapjen e tij.

Personi në kërkim është Genci Koburi, ose siç njihet ndryshe Ari Goburi apo Aleksis Kordaas. Ai është arrestuar pas sherrit që shkaktoi në një lokal ne Mançester, ku mbetën të plagosur rëndë tre persona.

Ai po hetohej në gjendje të lirë pasi pagoi një garanci, por më pas është zhdukur. Në njoftimin e ‘Crimewatch’ thuhet se ai është 42 vjeç nga Shqipëria dhe me lidhje të shumta në Wiltshire dhe Mançester.(tg)
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb