Një 36-vjeçar shqiptar ka rënë sërish në prangat e policisë greke, nën akuzën për grabitje. Sipas mediave greke i riu shqiptar është arrestuar edhe në 2017 për një seri vjedhjesh.

Ndërkohë, këtë herë ai grabiti një furgon. Autori u ndalua në rrugën Kottou dhe Ivi, ndërsa kamioni i bardhë i vjedhur u gjet i braktisur në rrugën Chloe.

Nga hetimet e policisë rezultoi se vetëm pak ditë më parë, rreth mesit të nëntorit, i njëjti person kishte vjedhur sërish një kamion të vogël nga zona e Metamorfosit, me lëvizjet e tij të regjistruara në videon e kamerës së sigurisë.

36-vjeçari shqiptar do të dalë përpara Gjykatës, ku do të vendoset për trajtimin e mëtejshëm penal të tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb