ITALI –35-vjeçari shqiptar, B.H, që u gjet i pajetë më 5 shtator nga e dashura e tij, në oborrin e shtëpisë në Itali, nuk është vetëvrarë. Sipas mediave italiane, që u referohen rezultateve të autopsisë, shqiptari që ndodhej në arrest shtëpie nuk i ka dhënë fund jetës, por ka vdekur si pasojë e një krize të hiperglicemisë.

Shqiptari ishte diagnostikuar me një formë të rëndë diabeti dhe mjekët i kishin rekomanduar të shtrohej në spital për analiza të detajuara. Por 35-vjeçari i kishte injoruar këshillat e mjekëve, gjë që i kushtoi jetën.

Mbrëmjen që u gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë, policia dyshoi për një vetëvrasje të mundshme, pasi 35-vjeçari mbante në dorë një litar. Por sipas mediave të shtetit fqinj, shqiptari ishte duke luajtur me qenin e tij në oborr, kur ka pësuar një krizë të hiperglicemisë dhe ka humbur jetën.
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: