8 vite pas tragjedisë në Perugia, ku një shqiptar 77-vjeçar humbi jetën duke mbledhur manaferra në një kopsht privat, Gjykata e Apelit konfirmoi dënimin e pronarit të tokës me 6 muaj burg për “vrasje nga pakujdesia”.

Tragjedia ndodhi më 30 korrik 2018, kur shqiptari hyri ilegalisht në pronën e një italiani për të marrë manaferra nga një kopsht i braktisur. Ndërsa po lëvizte midis ferrave, ai ra në një pus të fshehur mbi katër metra i thellë, duke humbur jetën menjëherë.

Gjykata e Apelit të Perugia-s argumentoi se fakti që viktima kishte hyrë ilegalisht nuk e përjashton pronarin nga përgjegjësia: “Fakti që shqiptari kishte hyrë ilegalisht, nuk e përjashton atë nga përgjegjësia”, theksoi gjyqtari.

Sipas rindërtimit të ngjarjeve, shqiptari kishte vënë re manaferra të mbushura në një kaçubë dhe kishte hyrë në kopsht për t’i mbledhur. Ai nuk kishte vënë re pusin e fshehur poshtë ferrave, i cili ishte një grykë e thellë, e mbuluar me gurë dhe të rrethuar nga ferra. Në vendngjarje, shpëtimtarët gjetën një qese plastike me manaferra të sapokëputura pranë hapjes së pusit.

Dënimi i pronarit të tokës, i konfirmuar nga Apeli, vjen pas një procesi të gjatë ligjor dhe thekson përgjegjësinë e pronarëve për sigurinë e tokave të tyre, edhe kur hyhet atje në mënyrë të paligjshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: