TIRANË

Një shqiptar nga Kosova ka tentuar të grabisë me armë një banke në zonën e Adliswil, pjesë e  Kantonit të Zyrihut në shtetin e Zvicrës.  Mediat vendase raportojë se shqiptari sapo ka dalë nga banka ka tentuar të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por policia u vu në ndjekje dhe më pas e ka vënë në pranga.

Siç bën të ditur Policia Kantonale e Zyrihut, në aksionin për kapjen e personit në fjalë nuk ka pasur njerI të lënduar. Shqiptari ka arritur të hyjë në filialin e bankës, ndërsa ka kërcënuar me armë të pranishmit duke ua drejtuar një revolver dhe duke kërkuar t’ia dorëzonin paratë.

(n.m/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb