GREQI- Një shqiptar është ndaluar nga policia greke pasi ka tentuar të kalojë në doganën e Kakavijës me 21 900 euro të padeklaruara.

Ai është ndaluar nga doganieret grekë në tentativë për të hyrë në Shqipëri. Pasi është gjobitur me 25% të shumës së kapur, shqiptari është lënë i lirë nga autoritetet greke.

Ky është rasti i dytë brenda javës. Dy muajt e fundit në Kakavijë janë kapur 116.000 euro në tentativë për të hyrë ilegalisht në Shqipëri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb