BRITANI- Xhelozia është bërë shkak për një ngjarje të rëndë të ndodhur në Angli. 40-vjeçari, Agim Isaku, është shpallur fajtor nga Gjykata britanike Old Bailey pasi vrau gruan e tij, e cila fliste në “Facebook” me një burrë tjetër.
Sipas “Standart” shqiptari xheloz banues në Southall, mbyti gruan e tij Elife Began në dhomën e tij të gjumit.
Isaku e ndaloi bashkëshorten e tij të njohur ndryshe si Eli, nënë e dy fëmijëve të përdorte Facebook, i kontrollonte telefonin, si dhe e detyroi të linte punën e saj. Kjo pasi ai zbuloi se 33-vjeçarja kishte nisur një miqësi me një burrë tjetër në rrjetin social.
Ngjarja ndodhi më 13 gusht të vitit të shkuar. Ishte vetë autori i krimit ai që e telefonoi policinë duke thënë që gruaja e tij kishte vdekur, por pa dhënë shpjegime të tjera.
Vendimi për Agim Isakun u mor pas 24 seancash gjyqësore dhe pritet të vihet në fuqi ditën e martë.
(el.sp/BalkanWeb)
