Miki Lushtaku me profesion modele ështe dhe një nga femrat e cila tërheq vëmendje të madhe në Zvicër, vendin ku jeton dhe vepron.

Së fundi vajza nga Kosova ka nënshkruar një kontratë me kompaninë e veshjeve “Eliana`s” ku Miki do jetë imazhi i saj për të reklamuar veshjet e tyre.

Ndonëse jo shumë aktive në ekranin shqiptar, bukuroshja ka tërhequr jo pak vëmendjen në mediat zvicerane.

Ajo ka qenë pjesëmarrëse si shqiptarja e vetme në javën e modës në Gjeneve “Geneva Fashion Week”.
(da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb