Teksa zgjedhjet presidenciale kanë një javë që kanë kaluar, Presidenti aktual i SHBA Donald Trump pretendon ende fitoren.

”Do të fitojmë”- shkruan Trump në Twitter.

Ai paralajmëron se rezultatet do të vijnë javën që vjen pasi republikanët po bëjnë proges. Kujtojmë se të shtunën Biden shpalli fitoren teksa mediat ndërkombëtare e kanë cilësuar si Presidentin e 46-të e SHBA.

Trump do e çojë në Gjykatën e Lartë çështjen e zgjedhjeve pasi pretendon se janë vjedhur votat dhe është manipuluar rezultati i zgjedhjeve.

 

”Ne jemi duke bërë progres të madh. Rezultatet fillojnë të vijnë në javën tjetër. Ta bëjmë Amerikën të mrekullueshme përsëri!”- theksoi Trump.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb