Sprinteri i njohur Ricardo Dos Santos teksa ishte duke udhëtuar për në shtëpinë e tij në Londër, kur është terrorizuar nga 7 efektivë policie me armë që i janë qepur pas makinës së tij.

Atleti, i cili dyshohet se ishte profilizuar në mënyrë racore gjatë një ndalimi dhe kontrolli edhe dy vite më parë nga ana e policisë Metropolitane është ndjekur deri në banesën e tij këtë herë.

Dos Santos publikoi një seri postimesh në Twitter dhe pamjet video të tij duke u tërhequr dhe marrë në pyetje nga policia të dielën në mëngjes u bënë virale.

Dos Santos tha se oficerët i komunikuan se menduan që ai po përdorte telefonin kur e ndaluan dhe pretendon se një prej policëve nxori shkopin e tij nga xhepi dhe “nga frustrimi ishte i gatshëm për të thyer xhamin”, pasi nuk dinte të hapte derën e Teslës së atletit.

Ai shtoi se “asgjë nuk kishte ndryshuar” dy vjet pasi u tërhoq me partneren e tij, Bianca Williams dhe fëmijën e tyre. “Nuk jam i befasuar që duhej ta kaloja këtë përsëri”, tha ai.

Ytk
Ytk

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: