Jeni në ankth, të shqetë suar, të frikësuarë Rrah jet e zemrës suaj janë të shpejta, frymëmarrja dhe mendimet janë të shpejta dhe e vetmja gjë që doni është të relaksohenië Ka shumë medikamente, që nuk përfshijnë drogat, kundër ankthit, duke filluar nga teknikat e meditimit deri te çajrat qetësues.

1. KAMOMILI
Nëse po përjetoni një çast nervozizmi, një filxhan çaj kamomil mund t’ju ndihmojë të qetësoheni. Disa përbërës që gjenden te kamomili (matricaria recutita) veprojnë te receptorët e trurit në të njëjtën mënyrë si valiumi. Ju mund ta merrni atë edhe si suplement të standardizuar, i cili përmban 1.2% apigenin (një përbërës aktiv), së bashku me lule të thata kamomili. Sipas një studimi të Universitetit të Pensilvanisë, pacientët me çrregullime ankthi, të cilët kanë marrë suplemente kamomili për 8 javë, kanë pasur një rënie të konsiderueshme të simptomave të ankthit krahasuar me pacientët që merrnin hape qetësuesish.

2. LWTHEANINË (OSE ÇAJ JESHIL)
Aminoacidi i quajtur Lwtheaninë i gjendur në çajin jeshil, ndihmon në frenimin e rrahjeve të shpeshta të zemrës dhe presionit të lartë të gjakut. Disa studime kanë zbuluar se ky aminoacid gjithashtu lufton ankthin. Në një studim për ankthin, rezultoi se personat, të cilët kishin marrë 200 mg Lëtheaninë para një provimi, ishin më të qetë dhe më të fokusuar. Ju mund ta merrni Lëtheaninën nga çaji jeshil, por duhet të pini 5w20 filxhanë në ditë.

3. BAR BLETE
Kjo bimë është përdorur që në kohën e Mesjetës për të reduktuar stresin, ankthin dhe për të stimuluar gjumin. Në një studim të kryer me vullnetarë të shëndetshëm, është zbuluar se ata që merrnin në mënyrë standarde (600 mg) ekstrakt bar blete, ishin më të qetë dhe më të vëmendshëm se ata që merrnin qetësues nervorë. Por duhet të jeni të kujdesshëm, sepse disa studime kanë treguar që dozat e larta të këtij qetësuesi mund të rrisin më tej ankthin. Fillojeni me doza të vogla. Bari i bletës shitet si një çaj, kapsulë, ose tretësirë. Shpesh, bari i bletës kombinohet me bimë të tjera qetësuese si kamomili dhe sanëza.

4. USHTRIMET
Ushtrimet janë të dobishme për trurin dhe një antidot i fuqishëm për ankthin dhe stresin. Nëse ju stërviteni mbi baza të rregullta, do të keni më shumë vetëbesim dhe do të ndiheni të shëndetshëm. Një nga shkaqet më të njohura të ankthit, është frika rreth sëmundjeve dhe shëndetit, ndërkohë që kur jeni të aftë fizikisht dhe të shëndetshëm, ankthi zhduket.

5. MERRNI OMEGA 3
Ju e dini që vaji i peshkut është i mirë për zemrën dhe mbron edhe kundër depresionit. Shtoni dhe ankthin në listë. Sipas një studimi, studentët që merrnin 2.5 mg acide yndyrore omegaë3 të miksuara, për 12 javë, kishin më pak ankth para provimit se ata që merrnin ilaçe nervore. Ekspertët në përgjithësi rekomandojnë që ta merrni omega 3 nga ushqimet kur është e mundur. Salmoni, sardelet, midhjet përmbajnë acide yndyrore omega 3.

6. NGROHTËSIA ÇLIRON ANKTHIN
Një dhomë me avull do të ishte si një magji për çlirimin e ankthit. Ngrohja e trupit redukton tensionin e muskujve dhe ankthin. Ndjesia e të ngrohtit mund të ndikojë te neurotransmetuesit si serotonina. E ngrohta është gjithmonë një mënyrë e mirë, për të mos përmendur të qenit para një oxhaku me zjarr me një filxhan çaji në dorë.

7. BËNI NJË SHËTITJE NË PYLL
Hulumtuesit japonezë kanë matur ndryshimet e trupit te njerëzit që ecin për 20 minuta në pyll, nën aromën e drurëve dhe rrjedhës së lumit. Pas kësaj shëtitjeje, nivelet e hormoneve të stresit ishin më të ulëta.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: