Shtatë tifozë të PAOK ndërruan jetë pas një aksidenti fatal këtë javë, duke tronditur mbarë botën e sportit dhe më gjerë. Pavarësisht kërkesës për shtyerjen e ndeshjes së Europa League Lyon-PAOK, UEFA nuk pranoi.

Pak para se të fillonte ndeshja në Parc Olympique Lyonnais, u mbajt një minutë heshtje, në nderim të këtyre tifozëve. Edhe ekipe të tjera greke si Olympiakos, Panathinaikos, Aris, dhanë mesazhe uniteti dhe ngushëllimi.

Kujtojmë se aksidenti i rëndë ndodhi në qarkun Timiș, në rrugën DN6–E70, pranë qytetit Lugoj në Rumani. Një furgon me tifozë të PAOK-ut, që udhëtonin nga Greqia drejt Lyonit të Francës për të ndjekur ndeshjen e skuadrës së tyre, u përplas ballë për ballë me një kamion.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb