Lefter Maliqi, drejtuesi politik i Qarkut Berat i Partisë së Lirisë, ka ndarë një postim në rrjetet sociale, duke e cilësuar shtatorin si muajin e shpresës për demokratët dhe opozitën.
Ai ka theksuar se vjeshta do të jetë vendimtare për Partinë Demokratike, opozitën dhe demokracinë në Shqipëri. Maliqi ka kërkuar reagimin e lidershipit të PD, Sali Berishës, dhe ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar pas akuzave për masakrën zgjedhore të 11 majit. Sipas tij, angazhimi i SHBA dhe BE është thelbësor për sigurinë e procesit zgjedhor dhe të ardhmen e vendit.
Postimi i Lefter Maliqit:
Shtatori muaji shprese për Demokratët dhe Opozitën! Sytë nga Lideri Berisha dhe reagimi ndërkombëtar për masakrën zgjedhore. Në pritje të vendimarrjeve, analizës dhe aksionit politik. Besoj se vjeshta do jetë vedimtare për PD, Opozitën dhe Demokracinë. SHBA dhe Europa janë të mirëinformuar për masakrën zgjedhore të “11 Majit” dhe Narkoshtetiin.
Ndërhyrja e tyre krahas aksionit politik të PD dhe Opozitar është vendimtare për votën e lirë dhe të ardhmen e vendit.Sfida të mëdha na presin me përballje të fortë e punë të palodhur në bazë drejt fitores së sigurt.
