Pritja e ëmbël e Sara Gjordenit nuk është diskutuar vetëm si një moment i bukur, por ka patur edhe pikëpyetje. Shkak ishte koha e shkurtër në të cilën ajo njoftoi shtatzëninë pas daljes nga Big Brother VIP, çka ngriti dyshimet se bebja mund të ishte ngjizur brenda shtëpisë. Në një intervistë për “Natën me Aulonën”, Sara ka zhdukur të gjitha dyshimet.

Filluan të diskutonin jo po kjo ka qenë shtatzënë që në Big se po t’i shikonit barkun, kjo e kishte të madh që aty. Unë jam vajzë, kam menstruacione. Nëse nuk kuptoni as kaq, nuk di se çfarë t’ju them se filluan disa faqe merrnin ‘screenshot’ nga videot e kaluara, ‘shih sa e ka barkun këtu, shih sa e ka barkun aty’. Qetësohuni, nuk kam qenë shtatzënë në Big se ka kaluar në absurditet. Nëse s’kuptoni sesi funksionon fizionomia, nuk di sesi…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb