“Hips don’t lie” thotë Shakira në këngën e saj, por duket se as goja s’i thotë gënjeshtra.

Në tapetin e Met Gala, ishte 48-vjeçarja e cila zbuloi e para shtatzëninë e Rihanna përpara se ylli të mbërrinte në eventin më të madh të modës.

“Mezi po pres ta shoh”, tha Shakira për NBC News. “Dhe sapo e mora vesh lajmin”.

Kur gazetari e pyeti se për çfarë bëhet fjalë, Shakira tha: “Ajo është shtatzënë” dhe më pas uzgurdulloi sytë dhe mbuloi fytyrën me duar: ”Nuk duhet ta thosha këtë?”

  • foto galeri

Fatmirësisht, edhe pse Shakira mbërriti para se RiRi të bënte hyrjen e saj të madhe, këngëtarja e kishte zbuluar shtatzëninë në Carlyle Hotel disa orë para eventit.
Në fotot e shkrepura, këngëtarja s’e fshehu aspak barkun e rrumbullakosur teksa ishte e veshur me një kostum.

Pasi mbërriti në Met Gala, Rihanna iu bashkua A$AP Rocky dhe shprehu ndjesitë e saj rreth këtij momenti në jetën e tyre:

“Jam mirë, çuditërisht ndihem mirë dhe jo shumë e hutuar. Në fillim isha disi e lodhur, por jam entuziaste”.

Ajo u pyet edhe nëse shtatzënia do ta vonojë albumin e nëntë, të cilin fansat e presin me padurim, por planet s’kanë ndryshuar:

“Jo. Mbase disa video, por mund të këndoj!”,tha Rihanna duke qetësuar paksa zemrat e admiruesve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb