Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Emergjencave qetësoi qytetarët e prekur nga përmbytjet, se ata do të dëmshpërblehen për humbjet që kanë pësuar, si për banesat apo për gjënë e gjallë. Ai tha se kushtet atmosferike që goditën rajonin, por dhe Shqipërinë, çuan në këtë situatë.

“Nëse reshjet e pazakonta të ditëve të fundit përmbyten vende në krejt rajonin tonë, Shqipëria nuk reagoi si dikur kur edhe një shi i zakonshëm bënte ujë dynjanë sepse sot Shqipëria është krejt tjetër. Kur ne erdhën në qeveri në malin e borxheve që na lënë në trashëgimi aleatet e shiut ishte edhe një pjesë e tërë borxhet nga përmbytjet e Shkodrës. Ne i shlyem ato borxhe dhe nuk kemi hyrë më në borxh të kësaj natyre me njerëzit. Investimet prej 250 mln euro në dekadën e fundit kanë rindërtuar 536 kanale ujitëse dhe kulluese që ishin të stërpërgjysmuara. Kanë përforcuar argjinaturat, kanë futur në punë 12 hidrovorë që kishin pushuar se punuari prej vitesh.

Ka akoma mësime për të nxjerrë dhe për të mbushur. Por nëse reshjet e pazakonta ranë dhe përmbytën shumë vendet të rajonit, sot Shqipëria ka reaguar ndryshe. Sot kemi rritur ndjeshëm reagimin. Kemi dalë më të fortë para fatkeqësive. Sot dua t’i siguroj dhe të dëmtuarit e kësaj here, do t’i qëndrojmë me dinjitet shtetëror çdo detyrimi ndaj tyre, për banesat dhe gjënë e gjalla.”, tha ai.

Mes të tjerash ai porositi deputetët e PS-së që të jenë në zonat e përmbytura, për të ndihmuar banorët.

“Dua t’u them deputetëve të shumicës qeverisëse të pranishëm në këtë mbledhje përmes zoom-it që të jenë të angazhuar dhe sot dhe nesër, edhe pasi momenti i vështirë të jetë kapërcyer, pranë njerëzve, për njerëzit.”, pohoi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: