Seri dorëheqjesh të eksponentëve të qeverisë bullgare, pas të ashtuquajturave ”ndërtime apartamentesh”, skandali që shpërtheu në fund të javës së kaluar, kur është mësuar se kompania ndërtimore ”Artex” ishte duke u shitur deputetëve, ministrave dhe zëvendësministrave të qeverisë së koalicionit të qendrës së djathtë Gerb, apartamente luksoze në zonën e banimit Iztok, në Sofje, me çmime shumë më të ulëta se ato të tregut.

Dje, zëvendësministri i Energjisë, Krasimir Parvanov, ishte i fundit në radhë që dha dorëheqjen.

Të shtunën e kaluar, ministrja e Drejtësisë, Ceska Caceva kishte dhënë dorëheqjen ashtu si zëvendësministrja e Sporteve, Vania Koleva.

Sipas mendimit të Prokurorit Publik dhe Komisionit për Luftën kundër Korrupsionit janë gjithashtu të përfshirë edhe Vezhdi Rashidov, president i komisionit parlamentar për Kulturën si dhe Cvetan Cvetanov, ”krahu i djathtë” e kryeministrit Bojko Borisov, udhëheqës i grupit në parlamentin e partisë Gerb dhe njëheras nënkryetar i partisë, i cili duhet të kthehet nesër Bullgari, pas një vizite në SHBA.

Gjithashtu nën hetim është kompania ”Artex”.

Mediet e Sofjes theksojnë se Borisov do të kërkojë dorëheqjen e Cvetanov nga detyra.

Analistët parashikojnë se lista e politikanëve të përfshirë nuk do të ndalet me kaq.

Gazeta ditore “Ora” kujton se në vitin 2017 kjo shumicë parlamentare kishte votuar amendamentet e ligjit për rregullat e ndërtimit, të cilat autorizuan kompaninë ”Artex” të vazhdonte ndërtimin e një ndërtese 34-katëshe në zonë rezidenciale Lozenets të Sofjes, pasi leja për ndërtimin e saj kishte skaduar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb