Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur sërish nga Elbasani për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar për të hetuar raportin e Dick Marty, në të cilin thuhej se edhe në Shqipëri kishte një Shtëpi të Verdhë.

“Basha ka qene ekspert i perbaltjes se luftes se Kosoves. Nuk ka novoje per lajme hidhëruese, por per solidaritet ne respektimin e masave anti-civid. Po hartojme nje dokument qe do mund te ngreje nje komision te posacem qe ka te beje me nge akt aspak shtetar te qeverise se vitit 2012 qe ne raportim e Dick Marty thuhej se ne Shqiperi kishte nje Shtepi te Verdhe qe dihet kush ka qene. Pas raportit te Dick Marty ka pasur nje investigim qe nuk ka ndodhur asgje ne Shqiperi rreth asaj qe eshte thene. Kuvendi i Shqipërisë do qartesoje dhe do hedhë poshte te gjitha akuzat e raportit te Dick Marty. Lulzim Basha te qartesoje rolin e tij ne kete histori. Ne Kosove ka patur genocid serb. Kunder luftetareve te Kosoves jane ngritur palo akuza”, ka thënë Balla.

Duke folur në Ditën e Çlirimit të Elbasanit, Balla është ndalur te situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit, teksa iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat dhe orën policore, që nis nga sot.

“Ky 76 vjetor i çlirimit te Elbasanit na gjen ne nje situate lufte qe ka vene ne sprove sistemin shendetesor.Ka perpjekje te vazhdueshme per ta denigruar Luften Partizane.E filluam me ndryshimin e Dites se Çlirimit dhe po e vazhdojne ne forma te ndryshme. Prej disa vitesh duan te hedhin balte mbi luften e çlirimit te Kosoves. Asgje nuk qendron? Sot shqip duhet te jene me te bashkuar se kurre ne drejtesine e kesaj kufte. Ajo ishte lufte per liri. Asnjehere shqiptaret nuk kane qene pushtues. Aktualisht Elbasani eshte nga me te prekurit nga Covid 19-U bejne thirrje qytetareve te jemi korrekt me zbatimin e protokollit te percaktuar per te evituar perhapjen e koronaviruesit. Te respektojme oren policore per te mbrojtur jetet tona. Kush nuk respekton rregullat do ndëshkohet. Nuk di qe Lulzim Basha te jete ekspert i pandemisë”, është shprehur numri dy i PS.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb