Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, ka deklaruar se synon ta rekomandojë Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për Çmimin Nobel për Paqen.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
Qëllimi i Takaichi-t për të mbështetur ish-presidentin amerikan ishte parashikuar prej kohësh, ndërsa lajmi është konfirmuar në ditën e takimit të shumëpritur në Tokio midis “Zonjës së Hekurt” japoneze dhe udhëheqësit të SHBA-së.
Televizioni Nippon TV raportoi se Takaichi e konsideron Trumpin një figurë që ka kontribuar në “stabilitetin ndërkombëtar” dhe në “forcimin e aleancave strategjike në Azi”.
