Shtëpia e Bardhë beson se propozimi i Rusisë për të zgjatur, për një vit, traktatin e kontrollit të armëve, i cili kufizon numrin e armëve bërthamore të Uashingtonit dhe Moskës, duket “mjaft i mirë”.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, tha se Presidenti Donald Trump është në dijeni të propozimit dhe dëshiron të bëjë disa komente mbi të.

Traktati i Ri për Kufizimin e Armëve Strategjike, i njohur si START i Ri, i cili përcakton kufirin e sipërm të numrit të kokave bërthamore që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia mund të vendosin, si dhe raketat që mund të vendosen në tokë, në nëndetëse dhe në bombardues që mund t’i mbajnë ato, skadon më 5 shkurt 2026.

Presidenti rus Vladimir Putin tha në një takim të Këshillit të Sigurisë së Rusisë se është gati ta zgjasë traktatin për një vit në interes të mospërhapjes globale të armëve bërthamore dhe për të ndihmuar në nxitjen e dialogut me Uashingtonin mbi traktatin pasardhës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb