Shtëpia e Bardhë tha të shtunën se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump , do të njoftojë së shpejti një kandidat të ri për të shërbyer si administrator i NASA-s, por nuk shpjegoi pse kandidati fillestar Jared Isaacman nuk ishte më në garë.

Semafor, duke cituar dy persona të njohur me çështjen, kishte thënë më parë se Shtëpia e Bardhë do të tërhiqte kandidaturën e Isaacman.

“Është thelbësore që udhëheqësi i ardhshëm i NASA-s të jetë në përputhje të plotë me axhendën e Presidentit Trump “Amerika e Para” dhe një zëvendësim do të njoftohet direkt nga Presidenti Trump së shpejti”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Liz Huston.

 

(A.A/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb