Mes fotove të figurave të diktaturës komuniste në muzeun që u hap dje me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama është ekspozuar edhe ajo e kreut të grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi.


Fotoja e tij ndodhet në muzeun që është hapur si dëshmi për përgjimet dhe torturat e ish-sigurimit të shtetit, “Shtëpia e gjetheve”.


shtepia e gjetheve 2


Në të janë ekspozuar mjaft mjete që përdoreshin për të torturuar ata që përndiqeshin nga Sigurimi si mjete përgjimi.

Muzeu i gjetheve (6)

Por bashkë me fotot e Enver Hoxhës, Ramiz Alisë, Hekuran Isait, Aredin Shytit, Feçor Shehut e Mehmet Shehut, Ministria e Kulturës nuk ka ngurruar të vendosë foton e Gramoz Ruçit.

Muzeu i gjetheve (5)

“Siguria e shtetit. Piramida e varësisë partiake dhe administrative” shkruhet në krye të fotove.
Ish-sekretar partie, ish-Ministër i Brendshëm, Gramoz Ruçi është sot kreu i grupit parlamentar të PS dhe numri dy i partisë më të madhe në pushtet.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb