Kryeministri Edi Rama i ka uruar mirëseardhjen 121 afganëve të parë që mbërritën në Shqipëri.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ku ka publikuar një video të mbërritjes së refugjatëve, Rama shkruan se shqiptarët si vend e popull krenohen me traditën dhe se ligji i të parëve thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut.

“MIRËMËNGJES PA U GDHIRË
dhe me këtë episod live mikpritjeje shqiptare, që na kujton kush ishim dikur e na bën nder si vend e si popull, që krenohemi me traditën jo veç me fjalë, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve, duke i uruar së bashku me të gjithë ju mirëseadhjen, në tokën ku ligji i të parëve thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, edhe 121 fëmijëve, grave e burrave nga Afganistani fatkeq, të cilët braktisën shtëpinë e tokën e tyre, për të shpëtuar jetën ”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb